NY Times tregon se si u vra  gazetari i saj në perfieri e Kyivit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    NY Times tregon se si u vra  gazetari i saj në perfieri e Kyivit

    Insajderi
    13 March 2022 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Brent Renaud, gazetar amerikan, është vrarë në Ukrainë”. Kështu New York Times, gazeta prestigjioze amerikane, ka njoftuar për vdekjen e gazetarit të saj, përcjell Gazeta Express.

    “Brent Renaud, regjisor dhe gazetar amerikan i vlerësuar me çmime, u vra në Ukrainë të dielën ndërsa raportonte në një periferi të kryeqytetit, Kyiv, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës”, shkruan NY Times.

    Detajet e vrasjes së tij nuk janë të qarta tash për tash.

    “Z. Renaud, 50 vjeç, kishte punuar për një sërë organizatash të lajmeve dhe mediave amerikane në të kaluarën, duke përfshirë HBO, NBC dhe The New York Times. Autoritetet ukrainase thanë se ai u vra në Irpin, një periferi që ka qenë vend i bombardimeve intensive nga forcat ruse ditët e fundit, por detajet e vdekjes së tij nuk qenë menjëherë të qarta. Zyrtarët ukrainas thanë se një gazetar tjetër u plagos gjithashtu”, shkruan gazeta amerikane


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark