“O bre djem Zoti ju ruajt”- Fjalët prekëse të të moshuarit që u ndihmua nga policët në Gjilan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “O bre djem Zoti ju ruajt”- Fjalët prekëse të të moshuarit që u ndihmua nga policët në Gjilan

    Insajderi
    14 November 2022 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i moshuar nga Gjilani është ndihmuar nga dy pjesëtarë të policisë së Kosovës për të zbritur shkallëve nga një objekt në sheshin e kësaj komune.

    Gjesti human i dy policëve është inqizuar nga një qytetar i cili e ka dërguar videon në adresë të Gazetës Insajderi.

    Ky i moshuar i cili kishte probleme shëndetësore dhe i paaftë për të ecur shkallëve pa ndihmën e karrocës, nuk mund ta bënte ketë as me të pasi që nuk kishte infrastrukturë të përshtatshme për personat me aftësi kufizuara në këtë objekt.

    Fjalët që ky i moshuar dëgjohet duke ua thënë policëve janë mjaftë prekëse.

    Duke i falënderuar për ndihmën i moshuari iu thotë “O bre djem Zoti ju ruajt”./Gazeta Insajderi/

    VIDEO:

    @insajderitv

    “O bre djem Zoti ju ruajt”- fjalët prekëse të të moshuarit që u ndihmua nga policët në Gjilan #gjilan #police #insajderi #isnajderitv

    ♬ original sound – Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark