Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi kryeministri i vendit Albin Kurti ka deklaruar se nuk është ftuar në takimin e Ambasadës për Asociacionin.
Musli në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë që Kurti duhet të futet në Big Brother.
“O merreni Albinin e futeni në Big Brother se për qeverisje nuk ja kish haberin e po don me e marre venin n’qafe. Aty ka kohë me tregu përralla”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Kurti: Nuk jam ftuar në takimin e Ambasadës për Asociacionin.
Kosova po rrezikohet me qeverisjen e Albinit.
Aman merreni Albinin e futeni në Big Brother se për qeverisje nuk ja kish haberin e po don me e marre venin n’qafe.
Aty ka kohë me tregu përralla.