“O psikopate, nuk ta kam fajin unë për sëmundjen tënde…”, degradon debati mes Gjestit dhe Eglit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “O psikopate, nuk ta kam fajin unë për sëmundjen tënde…”, degradon debati mes Gjestit dhe Eglit

    Insajderi
    19 March 2025 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat i ashpër ka shpërthyer ditën e sotme mes Egli dhe Gjestit, pas ballafaqimit mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, teksa përpiqeshin të sqaronin raportin e tyre.

    Sot, mes toneve të larta, Egli i ka kërkuar “llogari” banorit për afrimitetin ndaj saj, kur siç ai shprehet, nuk ka pasur ndjenja.

    Pas deklaratave të vazhdueshme të Gjestit, Egli i është drejtuar duke i thënë se si mund ta kishte përqafuar dhe të kishte bërë veprime që nënkuptojnë pëlqim, kur ai nuk kishte asnjë ndjenjë. Ajo e ka akuzuar sërish, teksa i thotë se ishte ai që i shkonte nga pas dhe nuk e linte të ndalej.

    “Ti smë ke lënë me u ndal”, është shprehur banorja.

    Nga ana tjetër, Gjesti ka përsëritur sërish dekaratën e tij, duke thënë se nuk ka pasur kurrë ndjenja për të. Ai madje, në një moment i vë në dukje edhe gjendjen e saj shëndetësore, teksa shprehet se nuk kishte pse të ndihej ai përgjegjës për ndjenjat, e as për sëmundjet e saj.

    “Nuk kam faj unë për sëmundjet e tua”, ka thënë ndër të tjera banori, teksa i drejtohet edhe duke e quajtur “psikopate”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark