×
  • Lajme
  • Aktuale

    “O shef s`kum kunkuru” – Pushteti i Kurtit, aplikon metodat e prontos për bordin e gjykatës së tenderëve

    Insajderi
    11 March 2022 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organi Shqyrtues i Prokurimit, mund të bëhet së shpejti me anëtarë e kryetar të ri. Pushteti i Albin Kurtit, i ka propozuar kuvendit tre emra të kandidatëve, që nuk kanë kaluar në procedurat e vlerësimit, sikurse shtatë kandidatët tjerë, pjesëmarrës në konkurs. Në kohën e “Prontos”, edhe Adem Grabovci kishte provuar ta bëjë kryesues të bordit në një ndërmarrje publike personin që nuk kishte konkuruar fare. Pikërisht këtë rast VV-ja e kishte përdorur në protestat e saj për të kundërshtuar punësimet pa meritë e me ndërhyrje të pushtetarëve

    “O shef s`kum kunkuru”, zëri i Bahri Hysenit nga përgjimet e ‘Dosjes së Shefave“, ku i thoshte Adem Grabovcit se ai nuk kishte qenë pjesë e garës për bordin e KOSTT-it, është përdorur në shumë protesta të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë.

    Atëbotë VV-ja kundërshtonte fuqishëm emërimet në insitucionet e vendit pa meritë e me të njofshëm. Derisa sot në pushtet po dëshmon se është duke aplikuar të njëjtën metodë për anëtarët e bordit të Gjykatës së Tenderëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    Jo më larg se sa të mërkuren, Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti, i propozoi Kuvendit emrat për anëtarë dhe kryetar të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

    Në mesin e dhjetë kandidatëve, tre nuk kanë kaluar nëpër procedurat vlerësuese të komisionit.

    Nita Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava janë tre nga kandidatët që nuk kanë konkuruar fare në konkursin për bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

    Emrat e tyre kanë shkuar në kuvend me propozim të qeverisë edhe pse nuk kishin qenë pjesë e garës sikurse edhe kandidatët Faruk Rexhaj, Dafina Gashi, Kimete Gashi, Vedat Pterqoj, Bujar Lushaku, Batisha Ibrahim dhe Vjosa Gradinaj Mexhuani.

    Qeveria e ka arsyetuar propozimin e emrave të tre kandidatëve që nuk kaluan në procedurat vlerësuese të komisionit, me shfrytëzimin e diskrecionin e saj të përcaktuar me ligjin e Prokurimit.

    Sipas këtij ligjislacioni, qeveria ka të drejtën e nominimit të disa personave për votim në kuvend, por kjo bie ndesh me kundërshtimet dhe protestat e Vetevendosjes sa ishte në opozitë.

    Atëherë kur vazhdimisht kërkonte emërime në pozita publike përmes meritokracisë dhe kalimit nëpër procedura vlerësuese, në mënyrë të pavarur nga pushteti.

    Organi Shqyrtues i Prokurimit është trup e rëndësishme për marrjen e vendimeve që lidhen me tenderët dhe paranë publike.

    Bordi i Gjykatës së Tenderëve, është jofunksional që nga muaji marsi i vitit të kaluar. Që nga viti i kaluar një numër i madh i ankesave të operatorëve ekonomik pjesëmarrës në tenderet publike kanë mbetur pa u shqyrtuar.

    Procesi për kompletimin e bordit ka nisr që nga maji i vitit të kaluar, por tentativat dështuan dy herë derisa në dhjetor dhe procesi u anulu dhe u kthye nga fillimi. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark