Obama arriti në Kubë, vizita e parë nga presidenti amerikan në 88 vjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Obama arriti në Kubë, vizita e parë nga presidenti amerikan në 88 vjet

    Insajderi
    21 March 2016 - 07:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Barack Obama, ka arritur në Kubë mbrëmë vonë, në nisje të vizitës historike, e para nga ndonjë president amerikan në 88 vjetët e fundit, që është edhe një hap madhor në përmirësimin e raporteve prej revolucionit të Fidel Castros në vitin 1959.

    Zyrtari më i lartë kuban që e priti zotin Obama në aeroportin e Havanës, ishte ministri i jashtëm, Bruno Rodriguez Parilla.

    Presidenti Obama, së pari, është takuar me personelin e ambasadës së hapur rishtas të Shteteve të Bashkuara, në një hotel në Havanë.

    “Ky është një rast historik për angazhim direkt me popullin e Kubës”, i tha Obama personelit të ambasadës.

    Pas këtij takimi, Obama dhe familja e tij shetitën këmbë nëpër Havanë, përkundër shiut të madh.

    Gjatë qëndrimit të tij 48 orësh në Kubë, presidenti Obama do të takohet me presidentin, Raul Castro, dhe me disidentët politikë.

    Megjithatë, një protestë e djeshme e disidentëve në Havanë u ndërpre me dhunë nga autoritetet, vetëm disa orë para arritjes së Obamës, ndërsa afro 50 vetë janë arrestuar.

    Përkundër zbutjes së raporteve ndërmjet dy vendeve, mbesin edhe dallime madhore, përfshirë embargoja ekonomike 54 vjeçare e Shteteve të Bashkuara kundër Kubës./rel

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark