Bota ka nevojë për një Evropë të bashkuar, demokratike dhe të fortë, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, duke shtuar se vetëm kështu do të luftohej jotoleranca brenda BE-së dhe më gjerë në botë.
Në një fjalim të gjatë, Obama ka kërkuar që Evropa ta kujtojë lindjen e saj që erdhi nga ndarjet, luftërat dhe urrejtja.
Obama është duke qëndruar në një vizitë në Gjermani, ndërsa këto komente duket se i drejtohen përsëri Britanisë së Madhe, të cilën ai e ftoi të premten që të mos largohet nga Bashkimi Evropian, njofton The Guardian.
Ai është kritikuar nga përkrahësit e kampanjës për largimin e Britanisë nga BE-ja duke e quajtur këtë si një lloj ndërhyrje në puënt e Britanisë.
Në qershor të këtij viti, qytetarët britanik do t’i drejtohen kutiave të votimit, ku do të vendosin nëse dëshirojn të qëndrojnë në BE apo dëshirojnë shkëputjen./Insajderi.com