Obama: Dalja nga BE dëmton marrëveshjet SHBA-Britani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Obama: Dalja nga BE dëmton marrëveshjet SHBA-Britani

    Insajderi
    23 April 2016 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Barak Obama është angazhuar me komente në një debat shumë të ndezur aktualisht në Britani, atë lidhur me të ardhmen e Britanisë në Bashkimin Evropian. Votuesit britanikë do të thonë fjalën e tyre lidhur me këtë dilemë në referendumin e 23 qershorit.

    Në komentet që bëri sot duke dalë para gazetarëve së bashku me Kryeministrin britanik David Cameron, Obama tha se Britania është në formën më të mirë kur është në Bashkimin Evropian.

    Ai shtoi se Britania do të dalë në fund të radhës për sa u përket marrëveshjeve tregtare me Shtetet e Bashkuara, nëse shkëputet nga BE.

    “Do ta them hapur, Në fund të fundit, votuesit britanikë janë ata që duhet të vendosin për veten. Por marrëdhënia jonë speciale, miqësia jonë e kërkon që të jem i sinqertë dhe ta bëj të qartë çfarë mendoj. E thënë me sinqeritet, rezultati i këtij vendimi është me rëndësi për Shtetet e Bashkuara, pasi prek edhe interesat tona,” tha Obama.

    Deklaratat e Presidentit Obama u pritën me kritika të ashpra nga ata që mbështesin daljen e Britanisë nga BE-ja. Kryetari i bashkisë së Londrës Boris Johnson, një ndër figurat më të njohura të lëvizjes për shkëputje, tha se udhëheqësit amerikanë kurrë nuk do të pranonin një organizëm si BE-ja për veten e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark