Obama dëshiron marrëveshje për Ukrainën para përfundimit të mandatit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Obama dëshiron marrëveshje për Ukrainën para përfundimit të mandatit

    Insajderi
    21 November 2016 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se dëshiron të arrijë marrëveshje me negociata për zgjidhje paqësore në Ukrainë, para se të largohet nga zyra në muajin janar.

    Më tutje, gjatë një konference për gazetarë mbrëmë në Peru, ku ka marrë pjesë në samitin për Bashkëpunimin Ekonomik Azi – Paqësor (APEC), Obama e ka kritikuar rolin e Iranit dhe Rusisë në luftën civile brutale në Siri.

    Presidenti amerikan tha se ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vlaidmir Putin, për Ukrainën dhe për “nevojën që ne t’i kryejmë gjërat”.

    “Kam kërkuar nga ai që t’i udhëzoj negociatorët e tij që të punojnë me ne, me Francën, Gjermaninë dhe Ukrainën, për të parë nëse ne mund ta bëjmë këtë deri në përfundim të mandatit tim”, tha Barack Obama.

    Moska i ka mbështetur separatistët pro-rusë, që luftojnë kundër forcave qeveritare në pjesën lindore të Ukrianës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    10 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark