
Presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama pritet që të fillojë sot vizitën historike në shtetin e Kubës.
Obama do të qëndrojë në Kubë për për një vizitë dy ditore, për më shumë se një vit që kur ndërroi politikën amerikane kundrejt Kubës, e filloi normalizimin e marrëdhënieve me ish-armikun e Luftës së Ftohtë.
Presidenti Obama pritet të takohet me presidentin kubanez Raul Castro, e po ashtu edhe me politikanë të tjerë në vend.
Obama po ashtu pritet që pas takimeve të mbajë edhe një fjalim, që për këshilltarin e lartë të SHBA-ve, Ben Rhodes, cilësohet si fjalim historik.
“Ne e shohim këtë fjalim si një moment të veçantë padyshim në historinë mes dy vendeve tona”. Kjo është vizita e parë e një presidenti të SHBA-së në gati 90 vjet”, tha Rhodes, shkruan Time.com
Shtëpia e Bardhë tha se një udhëtim i tillë nga një president amerikan, që nga koha e revolucionit të Fidel Castros të vitit 1959, është një hap për jetë më të mirë për njerëzit e Kubës./Insajderi.com