Obama kërkon të mos mbështet Donald Trump – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Obama kërkon të mos mbështet Donald Trump

    Insajderi
    12 October 2016 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Barak Obama ka kritikuar komentet e fundit të Donald Trump për grat, duke thënë se ato e skualifikojnë Trumpin.

    Shumë republikanë janë distancuar nga Trump pas publikimit të videos ku ai dëgjohet të bëjë komente ofenduese për grat.

    Gjatë fushatës në Karolinën e Veriut, Obama hodhi dyshime se si ende ka simpatizues të republikanëve që mbështesin kandidatin Trump, shkruan BBC.

    “Kemi shumë njerëz që thonë se nuk janë dakord dhe se nuk pranojnë fjalët e tij, por ende e mbështesin. Ata mendojnë se ai duhet të jetë president dhe kjo nuk ka kuptim për mua”, deklaroi Obama.

    Gjithashtu Obama tha se nuk duhet të jesh baba apo bashkëshort që të kuptosh se fjalët e tij nuk janë të drejta, mjafton që të jesh një njeri i mirë.

    Ai shtoi se në zgjedhjet e nëntorit, amerikanët kanë mundësinë të zgjedhin mes një personi të kualifikuar si Hilary Clinton dhe një njeriu si Trump që nuk ka temperamentin, gjykimin apo njohuritë për të drejtuar SHBA, madje nuk shfaq as dëshirën për t’i fituar këto veti. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark