Obama mirëpret përpjekjet turko-ruse për armëpushimin në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Obama mirëpret përpjekjet turko-ruse për armëpushimin në Siri

    Insajderi
    04 January 2017 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka mirëpritur përpjekjen e Turqisë me Rusinë, për ripërtëritjen e armëpushimit në Siri dhe bisedimeve për paqe, gjatë bisedës telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

    Shtëpia e Bardhë tha mbrëmë se Obama i ka shprehur ngushëllime Erdoganit për sulmin e “tmerrshëm” terrorist në Stamboll, për të cilin përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik, dhe për sulmin e 17 dhjetorit kundër policisë turke në Kajseri, për të cilin është fajësuar një grup jashtëligjor kurd.

    Të dy liderët e kanë theksuar progresin në fushatën e tyre kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri dhe janë pajtuar se “Turqia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuara me qëllim që ta mposhtin terrorizmin”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

    Kjo bisedë telefonike u bë pas akuzave aktuale të Erdoganit dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt, se Shtetet e Bashkuara i kanë armatosur “terroristët” në Siri, që ishte referencë e qartë për ndihmën amerikane dhënë milicive kurde në Siri, që luftojnë kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark