Gruaja të cilës Barack Obama i propozoi dy herë para se ta takonte Michellen, ka marrë vëmendjen e mediave këtë javë pasi u zbuluan disa detaje rreth marrëdhënies së tyre në një biografi të re presidenciale.
Sheila Miyoshi Jager, 53 vjeçe, dukej mjaft mirë përderisa ishte duke ecur me një shoqe në kampusin e arteve liberale në Kolegjin Oberlin, aty ku ajo është profesoreshë.
Jager zbuloi se ajo ishte dashuria e parë e ish presidentit në librin “Një yll në ngritje: Krijimi i Barack Obama” nga biografi dhe fituesi i çmimit Pulitzer, David J. Garrow.
Ajo ndau sekretet e marrëdhënies së tyre, duke përfshirë atë se ajo vazhdoi ta takonte Obamën edhe pasi ai takoi Zonjën e Parë. “Gjithmonë ndihesha keq për këtë”, i tha Jager Garrow.
Burri i saj, Jiyul Kim, tha se gruaja e tij nuk dëshiron të flasë rreth librit kur u kontaktua nga DailyMail. Çifti Obama-Jager kaluan për disa vite dhe takuan edhe familjet e njëri-tjetrit para se të ndaheshin.
Sipas librit, ajo luajti një rol të madh në vitet formuese të Obamës. Aq shumë sa që madje edhe pasi Barack takoi gruan e tij Michelle, ai vazhdoi ta takonte Jager edhe për një vit, thotë libri.
Çifti ishin shumë të dashuruar gjatë viteve të 80-ta kur ishin duke jetuar së bashku në Çikago, thuhet sipas Jager. Marrëdhënia e tyre përparoi shumë dhe në dimrin e vitit 1986, përderisa ishin në vizitë tek prindërit e Sheilas, Barack i propozoi asaj.
Por prindërit e Jager ishin të brengosur se ajo ishte shumë e re Jager ishte 23 dhe Obama ishte 25 – kështu ajo refuzoi propozimin.
Ata qëndruan së bashku dhe Jager filloi ta kuptonte se i dashuri i saj i atëhershëm duhej të admirohej dhe të dashurohej. Jager i tha Garrow se Obama u bë ambicioz papritur shumë shpejt.
“E kujtoj mirë kur ndodhi ky transformim, dhe e kujtoj saktë se nga viti 1987, pas një viti së bashku, ai veçse i kishte qëllimet për t’u bërë president”, tha ajo.
Por Obama besonte se duhej të “identifikohej plotësisht si afroamerikan” për të përmbushur ambiciet e tija politike dhe besonte se një grua e bardhë do t’i dëmtonte perspektivat e tij, thuhet sipas librit.
Kjo i bëri presion marrëdhënies së Obamës me Jager dhe kur ai ishte gati të shkonte në Harvard për studime, marrëdhënia e tyre filloi të ftohej. Por Obama nuk ishte ende gati të hiqte dorë nga Jager, dhe i propozoi asaj për të dytën herë duke i kërkuar që t’i bashkohet në Harvard.
Përsëri Jager e refuzoi atë. Ajo besonte se propozimi i tij ishte “i pakuptimtë” dhe se “ai nuk kishte besim në të ardhmen tonë”. Sipas Garroë, një mik i çiftit kujton se Obama shqetësohej të garonte për president me një grua të bardhë.
Libri pretendon se Barack vazhdoi ta takonte Jager edhe gjatë kohës kur ai filloi të dilte me Michelle, por tha se pushoi së takuari atë pasi u martua më 1992. Është madje e mundur që Obama e tradhtoi Jager me një nënë të vetmuar që e kishte takuar përgjatë punës së tij si “organizator komuniteti”.
Pasi Obama shkoi në Harvard, ai takoi Michelle. Çifti shpejt u dashuruan në njëri-tjetrin dhe filluan të dilnin. Por Garroë thotë se Jager dhe Obama vazhduan të takoheshin pasi ajo shkoi në Harvard për të dhënë mësim. Pasi Barack dhe Michelle u martuan më 1992, Jager thotë se ata pushuan së takuari njëri-tjetrin dhe nuk ishin më në kontakt.
Obama nuk është përgjigjur publikisht rreth pretendimeve në këtë libër, thuhet sipas Daily Mail./Insajderi.com