Presidenti i SHBA-së Barack Obama është pritur në takim nga homologu i tij kubanez Raul Castro, të hënën në Havana.
Dy liderët pritet të diskutojnë mënyrat për të çuar përpara drejt normalizimit çështjet në fushat më kontradiktore, të tilla si të drejtat e njeriut.
Delegacioni Amerikës përbëhet edhe nga Sekretari i Shtetit, John Kerry dhe diplomatë të tjerë nga shtëpia e bardhë.
Presidenti Obama ka çelur ditën e dytë të vizitës së tij në një ceremoni ku vendosi kurorë në monumentin e atij që konsiderohet si hero kubanez, Jose Marti, i cili ishte një gazetar dhe njëri prej liderëve të re Rebelizmit Kuban që luftoi për liri ndaj spanjollve.
Obama është presidenti i parë amerikan që shkel në tokën kubane pas 88 vjetësh, pra që prej 1928-s, kur republikani Calvin Coolidge mori pjesë në një mbledhje rajonale në Havana. /Insajderi.com