Obama: Shteti Islamik është në defansivë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Obama: Shteti Islamik është në defansivë

    Insajderi
    14 April 2016 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS, ISIL) në Siri dhe Irak, e ka vënë këtë grup në defansivë, duke e ngushtuar territorin e tij dhe duke i marrë në shënjestër liderët e lartë.

    “ISIL-i është në defansivë dhe ne jemi në ofensivë”, tha zoti Obama, mbrëmë vonë, pas takimit me këshilltarët për siguri kombëtare në selinë e agjencisë CIA.

    “Ne e kemi momentin dhe synojmë ta mbajnë këtë moment”, tha Obama.

    Deri tash, janë ndërmarrë 11,500 sulme ajrore kundër caqeve të IS-it në Siri dhe Irak.

    Obama tha se Shtetet e Bashkuara do t’i vazhdojnë sulmet kundër liderëve të IS-it.

    “Çdo ditë liderët e IS-it zgjohen dhe e kuptojnë se mund të jetë zgjimi i tyre i fundit”, tha presidenti Obama.

    Ai ka theksuar se përfundimi i luftës civile pesëvjeçare në Siri është madhore për disfatën e IS-it.

    “Siç kam përsëritur, e vetmja mënyrë për ta shkatërruar ISIL-in në mënyrë të vërtetë është përfundimi i luftës civile në Siri, të cilën e ka shfrytëzuar ISIL-i”, tha Obama./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark