Obama: Sulmet kibernetike nuk i ndryshojnë raportet me Rusinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Obama: Sulmet kibernetike nuk i ndryshojnë raportet me Rusinë

    Insajderi
    03 August 2016 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se sulmet e dyshuara kibernetike ruse kundër kompjuterëve të Partisë Demokratike, nëse konfirmohen, nuk do t’i ndryshojnë në mënyrë dramatike raportet tashmë të trazuara ndërmjet dy vendeve.

    Këto komente u bënë mbrëmë vonë, derisa agjencia amerikane, FBI, po zhvillon hetime lidhur me sulmin e hakerëve, që ka ndodhur në muajin qershor.

    Mijëra emaila të brendshëm të Komitetit të Partisë Demokratike, më vonë kanë rrjedhur publikisht, duke e shqetësuar këtë parti në fillim të konventës për nominimin e Hillary Clintonit, për kandidate presidenciale.

    Zonja Clinton për këtë sulm e ka fajësuar Rusinë.

    Kremlini e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi.

    Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama, tha se “Shtetet e Bashkuara tashmë kanë shumë dallime me Rusinë për disa çështje” dhe shtoi se “ne kemi qenë në gjendje të mbetemi të fokusuar në ato fusha ku ne ende kemi interesa të përbashkëta”.

    “Nëse në fakt, Rusia ishte angazhuar në këtë aktivitet, është vetëm njëra në listën e gjatë të çështjeve për të cilat unë dhe zoti Putin bisedojmë dhe unë kam problem real me ato”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark