Donald Trump nuk i ka aftësitë e lindura të jetë një populist, tha presidenti amerikan Barack Obama të mërkurën, duke e hapur një linjë të re të sulmeve ndaj kandidatit republikan për president.
Këtë herë Obama e sulmoi Trumpin pikërisht në pikën e tij më të fortë, që është populizmi, me të cilin ai mburret. Megjithatë, presidenti Obama tha se vet ai është populist më real se sa Trump, njofton Politico, transmeton Insajderi.
“Dikush që na etiketon neve kundrejt vetës ose angazhohet në retorika për mënyrën se si ne duhet të shikojmë vetveten, ky nuk është përkufizimi i populizmit “, tha Obama. “Më vjen keq.”
Obama nuk e përmendi me emër Trumpin gjatë konferencës së tij të përbashkët me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe presidentin meksikan Enrique Peña Nieto në Otavë.
Por, pothuajse çdo pyetje iu referua kandidatit republikan, i cili do të përballet në zgjedhjet presidenciale ndaj Hillary Clinton, e cila është kandidatja demokrate për presidente në SHBA. /Insajderi.com