Obama: Trump do të shkaktojë tensione - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Obama: Trump do të shkaktojë tensione

    Insajderi
    20 November 2016 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Por njeriu që po i lëshon postin nuk e përjashton mundësinë e problemeve për presidentin e ri, pikërisht aty ku ai mendon se është më i fortë. Nga Peruja, ndalesa e fundit e turit të tij të lamtumirës, Barack Obama parashikoi se lidershipi i Trumpit nuk ka për të sjellë ndonjë ndryshim madhor politikash në marrëdhënien e Shteteve të Bashkuara me Amerikën Latine, megjithatë ka gjasë që të prodhojë tensione në çështjet e tregtisë.

    “Mos mendoni që në fillim më të keqen. Prisni derisa administrata e re të zërë vend e të parashtrojë politikat e saj, pastaj mund të nxirrni përfundimet tuaja. Por, them se tensione do të ketë e mbi të gjitha ato do të prekin tregtinë”, tha Obama.

    Liderëve të Amerikës Latine, presidenti në largim i dha të njëjtën këshillë që pati më herët gjatë javës për udhëheqësit europianë: mos nxitoni të dilni në përfundime, bëni pak durim. Edhe këtu, demokracia dhe zgjedhjet ishin pjesë kyçe e fjalimit të shefit të Shtëpisë së Bardhë.

    “Demokracia është më shumë sesa thjesht zgjedhje. Ajo mund të jetë zhgënjyese sepse nuk merr gjithmonë 100% të asaj që dëshiron. Demokracia do të thotë se ndonjëherë duhet të bësh kompromis, e do të thotë gjithashtu se rezultati i zgjedhjeve nuk është gjithmonë ai i shpresuari”, theksoi Obama.

    Përpara Perusë, Obama ishte në Athinë e Berlin, ku pyetjet me të cilat u përball më së shumti lidheshin me presidencen e Trumpit dhe çfarë nënkupton ajo për aleancat e Shteteve të Bashkuara jashtë kufijve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    10 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark