Një person në Obiliq ka raportuar në Policinë e Kosovës se se daja i tij është larguar nga shtëpia dhe s’është kthyer më.
Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur përpara dy ditësh, shkruan Gazeta Insajderi.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, daja i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftim.
Policia thotë se rasti është nën hetime. /Insajderi.org/