×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Brien: I bëjmë thirrje Kurtit të ndërpres veprimet që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë

    Insajderi
    31 August 2024 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion policor në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale.

    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën, Jim O’Brien, ka reaguar pas kësaj duke thënë se janë veprime “të pakoordinuara dhe provokuese”.

    Ai i bëri thirrrje kryeministrit Albin Kurti i bëri thirrje që të konsultohet dhe të mos e ndikojë negativisht partneritetin Kosovë-SHBA.

    O’Brien shpërndau edhe reagimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

    “Siç e bëri të qartë ambasada e SHBA-së në Kosovë se SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark