Një raport i ri përpara Ditës Botërore të Kancerit thekson barrën në rritje të kancerit në nivel global.
Numri i rasteve të reja të kancerit në Evropë vlerësohet të rritet me 22.5 përqind gjatë dy dekadave të ardhshme, sipas vlerësimeve të reja nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC).
Kjo vjen pasi numri i diagnozave të kancerit rritet me 55 përqind globalisht midis viteve 2022 dhe 2045, nga afërsisht 19.9 milionë raste kanceri më 2022 në 30.9 milionë raste në 2045-ën.
Vlerësimet e reja u publikuan përpara Ditës Botërore të Kancerit më 4 shkurt dhe theksojnë “barrën në rritje” të kancerit dhe nevojën për të adresuar pabarazitë e kancerit, sipas IARC-së, agjencia e kancerit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Ndër faktorët që po kontribuojnë në rritje përfshijnë plakjen e popullsisë, duhanin, alkoolin dhe obezitetin si dhe ndotjen e ajrit, tha agjencia, raporton Euronews.
Aktualisht, rreth një në pesë njerëz zhvillojnë kancer gjatë jetës së tyre, ndërsa rreth një në nëntë burra dhe një në 12 gra vdesin prej tij.
Me rritjen e incidencës së kancerit, vdekshmëria nga kanceri do të rritet gjithashtu nga rreth 9.7 milion njerëz më 2022 në 16.6 milion njerëz globalisht në vitin 2045.
Numri i vdekjeve nga kanceri në Evropë mund të rritet me 32 përqind, sipas analizës së re.