OBSH ngriti alarmin për rrezikun e përhapjes së lisë së majmunit nga meshkujt gay, deputeti i PD thirrje ministrisë së Shëndetësisë të nisë fushatë informimi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    OBSH ngriti alarmin për rrezikun e përhapjes së lisë së majmunit nga meshkujt gay, deputeti i PD thirrje ministrisë së Shëndetësisë të nisë fushatë informimi

    Insajderi
    29 July 2022 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PD, Tritan Shehu ka ngritur shqetësimin për rolin e Ministrisë së Shëndetësisë në informimin e opinionit publik lidhur me përhapjen e virusit të lisë së majmunit.

    Kjo pasi OBSH ka ndezur alarmin se meshkujt që bëjnë marrdhënie seksuale me meshkuj të tjerë janë burim kryesor i përhapjes së infeksionit dhe ka këshilluar ata që të kufizojnë numrin e partnerëve seksualë.

    Tritan Shehu në një postim në rrjetet sociale kërkon që Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti i ngritur për këtë infeksion të sensibilizojë opinionin publik shqiptar.

    “Sipas OBSh 99% e te prekurve me kete virus jane burra dhe se paku 95% e ketyre pacienteve jane burra qe bejne seks me burra te tjere.

    Une nuk e kuptoj pse Ministria jone e shendetesise, grupi i punes i krijuar per tju kundervene ketij infektimi, ndaj te cilit tashme OBSh ka ndezur “driten e kuqe”, nuk thote asnje fjale per kete konstatim te rendesishem.

    Ashtu si po vepron edhe OBSh, organizmat tona perkatese shendetesore duhet te bejne publike keto te dhena, duke i shoqeruar edhe me keshillat e vecanta per te minimizuar perhapjen e atij infeksioni si dhe mbrojtjen ndaj tij”, shkruan Tritan Shehu.

    POSTIMI I PLOTE

    Sistemi i yne shendetesor duhet te paralajmeroje opinionin:

    Meshkujt gay dhe biseksual jane burim kryesor perhapje i Lise se majmunit!

    Kjo eshte nje e dhene zyrtare e deri tanishme jo vetem e qeverive te ndryshme, por dhe e OBSh, qe po artikulohet gati cdo dite pikerisht per te marre masat parandaluese.

    Nje terheqje e tille vemendje nuk prek te “drejat e njeriut” per asnje komunitet, as te atij te homoseksualeve, perkundrazi i mbron ata dhe shoqerine ne teresi nga nje infektim i mundshem.

    Kjo eshte nje detyre e cdo sistemi shendetesor edhe e tonit, qe duhet ta beje pa komplekse, jashte presioneve, eshte pjese e transparences se domosdoshme parandaluese.

    Sipas OBSh 99% e te prekurve me kete virus jane burra dhe se paku 95% e ketyre pacienteve jane burra qe bejne seks me burra te tjere.

    Une nuk e kuptoj pse Ministria jone e shendetesise, grupi i punes i krijuar per tju kundervene ketij infektimi, ndaj te cilit tashme OBSh ka ndezur “driten e kuqe”, nuk thote asnje fjale per kete konstatim te rendesishem.

    Ashtu si po vepron edhe OBSh, organizmat tona perkatese shendetesore duhet te bejne publike keto te dhena, duke i shoqeruar edhe me keshillat e vecanta per te minimizuar perhapjen e atij infeksioni si dhe mbrojtjen ndaj tij.

    Mbrojtja e shendetit te qytetareve eshte nje “fushe” shume e gjere e komplekse, pjese e se ciles eshte dhe komunikimi transparent, direkt, shpjegues me ata.

    Kjo duhet te jete dialoguese-sqaruese, realiste, pa komplekse, pa tabura dhe me profesionalizem te pa influencuar nga interferenca censuriale primitive, si pa fshehje te konstatimeve, ashtu dhe pa eksese ekstreme te rrezikeshme.

    E paguam dhe vazhdojme akoma ta paguajme shume shtrenjte ate “fushate” anormale, qe kjo Qeveri realizoi ndaj Covid…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark