OBSH paralajmëron se ndikimi i pandemisë në shëndetin mendor do të jetë afatgjatë - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    OBSH paralajmëron se ndikimi i pandemisë në shëndetin mendor do të jetë afatgjatë

    Insajderi
    23 July 2021 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi ndikimi i pandemisë në shëndetin mendor do të jetë afatgjatë.

    Ekspertët e OBSH bënë thirrje për forcim të shërbimeve për shëndetin mendor dhe përmirësim të qasjes në shërbime të kujdesit përmes teknologjisë.

    Ata po ashtu kanë kërkuar mbështetje psikologjike më të mirë në shkolla, universitete, vendet e  punës dhe për personat në vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19.

    Organizata tha se “ankthi i lidhur me shpërndarjen e virusit dhe ndikimi psikologjik i mbylljes dhe vetizolimit”, kanë kontribuar në një krizë të shëndetit mendor, bashkë me streset e lidhura me papunësinë, shqetësimet financiare dhe izolimin social.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark