×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    OBSH paralajmëron: Sëmundja e poliomelitit mund të përhapet në Gaza

    Insajderi
    30 July 2024 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka shumë të ngjarë që poliomieliti të ketë infektuar njerëzit në Rripin e Gazës, gjë që do të ishte një pengesë për përpjekjet globale për të çrrënjosur sëmundjen, sipas një deklarate nga një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të martën.

    Ministria e Shëndetësisë në Gaza  shpalli një epidemi të poliomielitit në të gjithë enklavën palestineze.

    Sipas OBSH-së, poliomieliti tani është endemik vetëm në Pakistan dhe Afganistan, por më shumë se 30 vende janë ende të listuara si subjekt i shpërthimeve, duke përfshirë fqinjët e Gazës, Egjiptin dhe Izraelin.

    Çdo vend rrezikon rikthimin e poliomielitit nëse shpërthimet nuk frenohen me vaksinime masive.

    Christian Lindmeier i OBSH-së tha në një konferencë për shtyp të OKB-së se njerëzit me siguri tashmë ishin infektuar në Gaza, por se zbulimi i rasteve mund të jetë i vështirë pasi shumica e rasteve të sëmundjes virale potencialisht vdekjeprurëse janë asimptomatike.

    Ai tha se një hetim dhe vlerësim i rrezikut ishte duke u zhvilluar në Gaza.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark