OBSH: Rriten rastet e fruthit në mbarë botën – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    OBSH: Rriten rastet e fruthit në mbarë botën

    Insajderi
    28 April 2022 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rastet e fruthit janë rritur me gati 80 për qind në mbarë botën këtë vit, thanë Kombet e Bashkuara të mërkurën, duke shtuar se rritja e rasteve të fruthit ishte një paralajmërim për shpërthimet e mundshme të sëmundjeve të tjera.

    Pandemia e koronavirusit ndërpreu fushatat e vaksinimit për shumë sëmundje në mbarë botën, duke krijuar një “stuhi të përsosur” që tani mund të rrezikojë jetën e miliona fëmijëve, thanë në një deklaratë Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

    “Pothuajse 17 mijë e 338 raste të fruthit u raportuan në mbarë botën në janar dhe shkurt 2022, krahasuar me nëntëmijë e 665 gjatë dy muajve të parë të vitit 2021”, thanë agjencitë e OKB-së, duke shtuar se rastet e fruthit shumë të transmetueshëm, priren të shfaqen shpejt kur nivelet e vaksinimit bien.

    Agjencitë tani janë të shqetësuara se shpërthimet e fruthit mund të paralajmërojnë shpërthime të sëmundjeve të tjera që nuk përhapen aq shpejt.

    Ka pasur 21 shpërthime të mëdha dhe shkatërruese të fruthit në 12 muajt e fundit deri në këtë muaj, shumica prej tyre në Afrikë dhe Mesdheun lindor, tregojnë të dhënat e OKB-së.

    Somalia regjistroi deri tani numrin më të madh të rasteve të fruthit në 12 muajt e fundit, me më shumë se nëntëmijë raste, tregojnë të dhënat e OKB-së, e ndjekur nga Jemeni, Afganistani, Nigeria dhe Etiopia -të gjitha vendet që përballen me një formë konflikti.

    Ekziston gjithashtu frika se lufta në Ukrainë mund të nxisë një ringjallje të sëmundjes në vend, i cili kishte regjistruar shkallën më të lartë të fruthit në Evropë midis viteve 2017 dhe 2019.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark