
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connnell, ka falënderuar përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për pritjen që kanë organizuar për Princin Charles.
“Shumë falënderime për Madhërinë e Tij për vizitën që i bëri Kosovës. Ka qenë një ndër për ta pritur atë gjatë kësaj vizite,” ka thënë ai.
“Po ashtu, falënderime edhe për qindraj njerëz në Kosovë, veçanërisht prej Ministrisë së Punëve të Jashtme, Presidencës, dhe Policisë së Kosovës, dhe njerëz të ambasadës sonë, puna e të cilëve e mundësoi vizitën dhe humori i të cilëve e bëri këtë vizitë të veçant,” ka shkruar O’Connell në llogarinë e tij në Facebook.
Princi Charles erdhi mbrëmë në Kosovë në kuadër të një vizite që e zhvilloi në vendet e rajonit./Insajderi.com