O’Connell: Kërkohet vullnet politik për uljen e korrupsionit në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Connell: Kërkohet vullnet politik për uljen e korrupsionit në Kosovë

    Insajderi
    05 December 2016 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, në fjalimin e tij në hapjen e Javës së Anti – Korrupsionit në Kosovë, ka thënë se duhet të luftohet korrupsioni dhe nepotizmi.

    O’Connell ka thënë se askush nuk duhet të punësohet duke u bazuar në lidhjet e tij familjare.

    “Profesionalizmi është ajo se çfarë kërkohet nga shoqëria dhe duhet të punohet në këtë drejtim që të mos punësohet dikush vetëm pse e njeh dikë. Por për këtë gjë kërkohet edhe vullnet politik”, ka thënë ai.

    “Prandaj qeveria britanike e ka mbështetur një projekt që ndihmon qeverinë në prokurimin në bazë të meritave, e jo nepotizmit”, ka shtuar ai.

    O’Connell ka thënë se të gjithë ambasadorët e QUINT-it janë të vetëdijshëm për korrupsionin që ekziston në Kosovë.

    “Prania e ambasadorëve këtu tregon që ne interesohemi dhe jemi të shqetësuar për nivelin e korrupsionit”, ka thënë ndër tjera ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark