O’Connell: Konsolidojeni demokracinë, dhuna nuk ju nevojitet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Connell: Konsolidojeni demokracinë, dhuna nuk ju nevojitet

    Insajderi
    05 August 2016 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, e ka dënuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar thotë se demokracia në Kosovë ka shumë probleme por dhuna nuk është zgjidhja.

    “Demokracia në Kosovë ballafaqohet me shumë sfida, të gjithë e kuptojmë këtë”, ka shkruar O’Connell.

    “Ngjarjet e fundit janë dëshmi se sa shumë Kosovës i duhet një kulturë e demokracisë transparente bazuar në fakte dhe respekt të përbashkët, duke punuar për të mirën e përbashkët dhe jo për interesa private”.

    “Natyrisht që unë e dënoj sulmin në ndërtesën e Parlamentit të Kosovës natën e kaluar. E dënoj, sepse ishte një sulm kundër debatit të hapur. E dënoj, sepse rrezikon ta përçajë edhe më shumë politikën në Kosovë. E dënoj, sepse përdorimi i kërcënimit me dhunë për arsye politike kurrë nuk përfundon mirë. E dënoj, sepse është e pavlerë, nuk bën asgjë për të ndihmuar ndërtimin e një demokracie të cilën qytetarët e Kosovës e meritojnë”, ka shkruar O’Connell në Facebook. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark