O'Connell: Kosovës nuk i është kërkuar t'i japë tokë Malit të Zi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Connell: Kosovës nuk i është kërkuar t’i japë tokë Malit të Zi

    Insajderi
    15 August 2016 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se Kosovës nuk i është kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i japë ndonjë metër katror Malit të Zi.

    Demarkacioni është një çështje bilaterale në mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe askush nuk ka kërkuar nga Kosova që t’i jap diçka Malit të Zi, ka thënë O’Connell në një intervistë për transmetuesin publik.

    “Këshilla ime është që të zhvillohet debati sipas fakteve dhe jo sipas ndjenjave nacionale. Unë nuk besoj që ka pas ndonjë mashtrim për Kosovën por qytetarët le të dëgjojnë faktet, më vjen keq kur dëgjoj që politikanët quhen tradhtarë sepse demarkacioni nuk zgjidh shumë probleme që ka Kosova, sic është papunësia, zhvillimi ekonomik dhe korrupsioni”, është shprehur O’Connell.

    Ambasadori britanik në Kosovë e ka quajtur punësimin e afërmve dhe korrupsionin “kancer të Kosovës”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark