Ambasadori britanik, Ruairí O’Connell në intervistën drejtpërdrejtë të realizuar nga Gazeta Express në Ambasadën e Britanisë së Madhe, u pyet për përgjimet e “Dosjes së Shefave” të publikuara nga Insajderi.
Ambasadori tha se kjo nuk është e vetmja dëshmi që tregon se brenda institucioneve të Kosovës ka korrupsion.
“Duhet të luftojmë kundër kulturës së nepotizmit, kur njerëzit punësohen në bazë të lidhjes familjare”, tha O’Connell.