Oda Amerikane shprehet e shqetësuar me favorizimin e ndërmarrjeve publike nga ana e Qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda Amerikane shprehet e shqetësuar me favorizimin e ndërmarrjeve publike nga ana e Qeverisë

    Insajderi
    24 July 2024 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, përmes një reagimi tha se janë të shqetësuar pasi Qeveria po vazhdon trajtimin e favorizuar të ndërmarrjeve publike.

    “Oda Amerikane ka përcjell veprimet e zyrtarëve më të lartë të Qeverisë, përfshirë Kryeministrin, të cilët qartazi kanë promovuar produktet e kësaj ndërmarrje publike para qytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës, në kundërshtim direkt me dispozitat e ligjit që rregullon funksionimin e ndërmarrjeve publike”, thuhet në njoftim.

    Sipas Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, favorizimet e ndërmarrjes publike ndaj operatorit privat, është shkelje e dispozitave të ligjit.

    “Favorizimet direkte dhe indirekte të kësaj ndërmarrje publike kundrejt operatorit privat, respektivisht një investitori të huaj, në një treg të rregulluar, përbëjnë shkelje jo vetëm të dispozitave të ligjit të sipërcekur, por edhe të aktit më të lartë juridik – Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila parasheh që bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës është ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë. Brengosës është edhe mosveprimi i Autoritetit të Konkurrencës dhe organeve të tjera ligjzbatuese në Kosovë, për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë në Republikën e Kosovës”, thuhet aty.

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, u bënë thirrje edhe një herë të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, që të ndërpresin menjëherë praktikën e favorizimit të ndërmarrjeve publike dhe diskriminimit të ndërmarrjeve private dhe investitorëve të huaj në vend, në kundërshtim me dispozitat kushtetuese e ligjore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark