Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare po rritet – PrishtinaTicket Schweiz bëhet Premium Member! - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare po rritet – PrishtinaTicket Schweiz bëhet Premium Member!

    Insajderi
    23 August 2025 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti i OEGJK-së po zgjerohet me hapa të sigurt! Dy kompani të reja kanë aplikuar për t’u bërë
    Premium Members, duke dëshmuar besimin e tyre në vizionin tonë dhe rritjen e pandalshme të
    komunitetit që po ndërtojmë.

    Në një takim të mbajtur në zyrat e OEGJK-së, me pjesëmarrjen e Presidentit të Bordit, z. Ylli Dushi,
    Drejtorit Ekzekutiv, z. Besnik Vasolli, Zëvendës Ambasadorit të Gjermanisë, z. Christian Böttcher, z.
    Besnik Beqiri, ish-President i Bordit, si dhe stafit të OEGJK-së, mirëpritëm përfaqësuesit e kompanive
    që tashmë kanë vendosur të bëhen pjesë e komunitetit tonë si anëtarë Premium.

    Link Aviation Services (LAS) L.L.C. është kompani e specializuar në ndërmjetësim për pajisje dhe
    transport ajror. Ajo tashmë operon me një shkollë fluturimi në Kosovë dhe ka plane ambicioze për
    zhvillimin e mëtejshëm të aviacionit në vend.

    Ndërkohë, PrishtinaTicket Schwei është ofruese e shërbimeve të lidhura me transportin ajror të
    pasagjerëve, me mbi 35% të tregut kosovar, dhe ka një vizion të qartë për zgjerim në tregun
    evropian dhe më gjerë.

    Çdo anëtar i ri Premium sjell vizion, energji dhe vlera unike, duke e forcuar OEGJK-në si platformë
    kyçe për partneritete strategjike, investime dhe zhvillim të qëndrueshëm mes Kosovës dhe
    Gjermanisë. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit
    dhe forcimit të rolit të OEGJK-së në zhvillimin ekonomik të vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark