×
  • Lajme
  • Lajme

    Odalloviq: Nuk tërhiqem nga Komisioni për të pagjeturit, nuk më ka emëruar Kurti

    Insajderi
    18 June 2021 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komisionit serb për Personat e Zhdukur, Velko Odalloviq, ka deklaruar se nuk është i kënaqur që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi dorëheqjen e tij nga kreu i atij komisioni dhe e quajti “Goebbels and Goering”.

    “Këto janë kualifikime të rënda dhe fjalë të rënda”, ka thënë Odalloviq për N1 dhe ka thënë për vete se “ai është një antifashist i dëshmuar”.

    Odalloviq njoftoi se nuk do të jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të atij komisioni, as nga pozita në grupin punues që vepron në Kosovë, sepse, siç thotë ai, nuk ishte Kurti ai që e emëroi atë, por Qeveria e Serbisë.

    Odalloviq ka thënë se ai mbetet në krye të komisionit për personat e zhdukur.

    “Kurti nuk mund të vendosë për mua, por Qeveria që më caktoi në atë pozitë”, ka thënë Odalloviq dhe ka shpjeguar se në zonën e Kosovës, ai organ vepron si një grup pune.

    Ai ka pretenduar se nuk është as Goebbels dhe as Goering dhe se “ne kemi zgjidhur më shumë se 1.600 raste të personave të zhdukur, nga të cilat mbi 90 për qind janë shqiptarë”.

    Ai ka shtuar se 907 trupa janë gjetur në varret e zhvendosura në territorin e Serbisë, të cilat u dorëzuan familjeve dhe u varrosën përmes këtij mekanizmi të “Goering-ut dhe Goebbels-it”.

    Gjithashtu ka thënë se ai duhej të reagonte ndaj deklaratës së Natasha Kandiqit nga Fondi për të Drejtën Humanitare, e cila deklaroi se ai, Odalloviq, si kuadër i Partisë Socialiste të Serbisë, nuk ka kredibilitet për të udhëhequr Komisionin për Personat e Zhdukur./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark