Sekretari General në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odalovic ka thënë se Serbia do të përfitojë nga administrata e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump. Ka thënë se administrata e Trump do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Veljko Odalovic është shprehur i lumtur me fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
“Është interesante se administrata e kaluar në presidencën amerikane ka qenë një promotor i madh për pranimin e Kosovës në UNESCO. Unë besoj se administrata e re nuk do të jetë kaq agresive”, tha Odalovic për televizionin kombëtar serb RTS.
Odalovic tha se pret që Kosova të tentojë sërish anëtarësimin në UNESCO, megjithatë për këtë ai deklaroi se Serbia është plotësisht e gatshme.
Kosova dështoi të pranohej në Organizatën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore – UNESCO, vitin e kaluar pasi nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për pranim. /Insajderi.com