OEK-u del me njoftim për protestën e nesërme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    OEK-u del me njoftim për protestën e nesërme

    Insajderi
    10 June 2025 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Oda Ekonomike e Kosovës, ka njoftuar se në bashkëpunim me përfaqësues të sektorit privat, do të organizoj një protestë paqësore që do të mbahet të mërkurën, nga ora 11:00 deri në 12:00.

    Kjo protestë sipas njoftimit të OEK-ut do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

    “Në protestë do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve dhe punëtorët e tyre, të cilët do të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, të reflektojnë mbi kërkesat e komunitetit të biznesit për një fazë tranzicioni në procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë”, thuhet në njoftimin e kësaj ode.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark