Ofendimet e Eglës ndaj Gracianos në shtëpinë e “BBVIP”, reagon Argjira Spanca – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ofendimet e Eglës ndaj Gracianos në shtëpinë e “BBVIP”, reagon Argjira Spanca

    Insajderi
    10 February 2024 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat me tone të ashpra ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “BBVIP”, protagonistë të së cilës kanë qenë Graciano dhe Egla, me këtë të fundit që ka kaluar në ofendime edhe për pamjen e balerinit, ndërsa fjalët e aktores kanë tërhequr vëmendjen e fansave të programit, madje shumë prej tyre kanë kërkuar edhe përjashtimin e saj.

    Në lidhje me këtë debat dhe ofendimet e Eglës ka reaguar edhe partnerja e Gracianos, Argjira. Me anë të një postimi në Instagram, nga momenti i diskutimit, Argjira shkruan: “A është normale kjo? Pa fjalë!!!!”

    Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Graciano dhe Egla përplasen, megjithatë në të tilla nivele debati nuk kishte përfunduar dhe tashmë duket se mund të ketë pasoja, sidomos për Eglën.

    Ofendimet e Eglës ndaj Gracianos në shtëpinë e


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark