Ofendimi ndaj nënave gjakovare | Jablanoviç rrëfehet për herë të parë për rastin që e shkarkoi nga pozita e ministrit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ofendimi ndaj nënave gjakovare | Jablanoviç rrëfehet për herë të parë për rastin që e shkarkoi nga pozita e ministrit

    Insajderi
    20 November 2022 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Egërsira”, kështu i kishte quajtur nënat e familjarët e personave të pagjetur në Gjakovë, ish-ministri Aleksandar Jablanoviç. Ai, për këto fjalë u shkarkuar nga pozita e ministrit për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës.

    Protestuesit në Gjakovë, të cilët në numrin më të madh ishin nënat dhe familjarët e personave të pagjetur të luftës të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serb që të vizitonin Gjakovën në festën e Krishtlindjeve ortodokse. Ata, ishin ndier të ofenduara nga deklarata e ish-ministrit serb.

    Sot, shtatë vite pas kësaj ngjarje, Jablanoviç thotë se deklarata e tij u interpretua ashtu siç i ka konvenuar dikujt.

    Edhe pse kishte kërkuar falje nënave që janë ndier të fyera, Jablanociç thotë se në asnjë medium shqiptar nuk është publikuar deklarata e saktë e tij.

    Unë mirë e di çfarë kam thënë në atë deklaratë dhe mediat e din mirë se si e kanë transmetuar. Çdo kush mund të iu paraqes fjalët qe ju kurrë nuk i keni thënë sikur të ishin tuajat. Kurrë, në asnjë medium shqiptar nuk e kam parë deklaratën time burimore se si e kam dhënë unë. Çdoherë është interpretuar se si i ka konvenuar dikujt. Për mu është temë e mbyllur me të cilën nuk dua të merrem” deklaroi ai në një intervistë dhënë për InDoks.

    Jabllanoviq u shkarkua nga posti i ministrit për Kthim dhe Komunite, pas insistimit të shoqërisë civile pas deklaratës së tij në Zoçishtë të Rahovecit, i cili nënat e civilëve të zhdukur shqiptarë të Gjakovës i quajti egërsira.

    Jabllanoviç ka shtuar se komentet e tij nuk kishin të bënin me familjarët e personave të zhdukur por me ata të cilët kishin hedhur sende në autobusin që kishte qytetarë serbë. Jabllanoviç ka kërkuar falje pasi mijëra qytetarë në Gjakovë kanë protestuar ditën e shtunë më 17 janar, duke kërkuar shkarkimin e Ministrit.

    “U kërkoj fjale të gjitha nënave që janë ndier të fyera me këtë deklaratë”, ka thënë ai.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark