Ka zgjedhur një portal për kërkim dhe ofrim pune për të shfaqur ofertën e tij.
Kompania “Officework Kosova” ka përdorur sajtin “ofertapune.net” për të hapur një vend pune, por problemi nuk qëndron këtu.
Kërkesat e kësaj kompanie për këtë vend pune janë seksiste.
Kompania ka shpallur se kërkon një “punëtore për shërbime në zyre”. E kanë cekur që medoemos duhet të jetë femër.
Kriteret nuk janë aspak profesionale.
“Duhet te jetë bukur dhe e shkathet për punën të cilën e kryen, Njohuri të mira kompjuterike, Ms Office, Të ketë të kryer së paku shkollën e mesme, Mosha : 18-25 vjet”, thuhet në listën e kritereve që kjo kompani ka listuar tek kushtet për të marrë këtë vend pune.
Krejt në fund kompania në fjalë ka lënë një email në të cilën vajzat e interesuara mund ta dërgojnë CV-në e tyre por nga oferta e kësaj kompanie, ngjan pak me një vend pune profesional./Insajderi.com