Për Cristiano Ronaldon asgjë nuk është e pamundur, sidomos kur bëhet fjalë për paratë.
Klubi saudit, Al Nassr, e ka përgatitur një kontratë të “çmendur” për Ronaldon, në mënyrë që ai të rinovojë.
Ronaldo përfitonte shifra të përafërta edhe nga kontrata aktuale, mes rrogës dhe aktiviteteve promocionale për Arabinë Saudite.
Por sipas “Al Khabar”-it, marrëveshja e re do t’ia sigurojë atij 200 milionë euro në sezon.
Gazeta pretendon se përfitimet e Ronaldos nga kontrata e re janë rreth 3,8 milionë euro në javë, më shumë se 500 mijë euro në ditë, për qëndrimin e tij te Al Nassr në një marrëveshje që mendohet se është “shumëvjeçare”.