×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Ofertoi 58% më shtrenjtë”, dyshime për kurdisje të tenderit nga Telekomi për kompaninë e mbështetësit të VV-së

    Insajderi
    02 October 2024 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Telekomi i Kosovës ka shpallur fitues ofertuesin më të shtrenjtë të tenderit për “Furnizimin dhe montim i baterive industriale për UPS”. Kjo kontratë iu dha kompanisë që pronari i saj del të jetë mbështetës i Kurtit. Dyshime për këtë tender ka ngritur edhe një kompani ofertuese. Në ankesën e tyre thuhet se i janë përshtatur kriteret paraprakisht, kompanisë fituese.

    Gazeta Insajderi

    67 mijë euro janë dhënë nga Telekomi i Kosovës, për “Furnizimin dhe montim i baterive industriale për UPS”.

    Me tender u shpërblye operatori ekonomik “EXBATT Group shpk.

    Telekomi, ka injoruar gjashtë ofertat me të lira. Një kompani madje ka ofertuar 24,780€ më lirë se ajo e përzgjedhura.

    “INLINE ENGININEERING” ka ofertuar me vlerën 42,480€, “GOE Aritech” me çmim 42,480€, “GOE G3 INXHINIERING; CRON SHPK” 48,520€, “INTER ADRIA” 49,800€, “GOE BOTEK:NTP ONLINE” 51,920€, dhe operatori ekonomik “PROMPIT INTERNATIONAL” 54,280€

    Gazeta Insajderi ka zbuluar se kompania që ka dal fituese ka për pronar mbështetësin e VV-së.

    Madje, janë dorëzuar edhe ankesa për ri-shqyrtim të këtij tenderi, por që Telekomi i ka refuzuar.

    Si iu dha tenderi mbështetësit të VV-së?

    Kompania që u shpërblye me tender “EXBATT Group shpk”, ka për pronar Blerim Blakun.

    Në faqen e ARBK-së, ai figuron se ka 100 për qind të aksioneve.

    Gazeta Insajderi, ka marrë vesh se i njëjti është mbështetës i kryeministrit Albin Kurti.

    Në llogarinë e tij në “Facebook”, ka disa postime që tregojnë qartazi se personi që ka fituar tender, është ‘admirues’ i kreut të ekzekutivit.

    Në një foto që ka publikuar, Blaku shihet ministri Sveçla dhe Kurti që janë pritur me pije në një ambient familjar.

    Dyshimet për ‘kurdisje’ të tenderit – Telekomi hesht

    Të shqetësuar për tenderin nga Telekom, një kompani ofertuese i është drejtuar me ankesë kësaj ndërmarrje.

    Në ankesë, thuhet se i janë përshtatur kriteret kompanisë së mbështetësit të VV-së.

    Sipas tyre ky tender ishte bërë gati për OE EXBATT GROUP SHPK, pasi u kërkua produkti që vetëm kjo kompani ka.

    Autoriteti juaj na ka eliminuar ne baze te një kërkesë e cila konsiderohet minore. Duke pasur parasysh qe ne baze te vendimit janë eliminuar te gjithë operatoret tjerë me arsyetime te njëjta te eliminimit, për te njëjtin kriter jo shume domethënës apo minor.

    Kjo tregon qe ky tender është përgatitur ne detaje pasiqe specifikimi I ti/le te dërgon te vetëm një produkt specifik, produkt te cilin e ka ofruar vetëm OE EXBATT GROUP SHPK, i cili po shihet qe ka qene ndikues ne përgatitje te specifikave gjate periudhës se tenderimit dhe qëllimisht ka vendosur çmimin me te larte duke ditur qe te tjerët do te eliminohen duke përdorur qofte edhe ndonjë specifike minore“, thuhet në ankesë.

    Tutje, në shkresën drejtuar Telekomit përmendet se si janë eliminuar ofertat e lira, duke përzgjedhur ofertuesin për 58% me shtrenjtë.

    Kjo përzgjedhje e Telekomit, sipas tyre ka shkelur ligjin.

    Pas dërgimit me shkrim nga prodhuesi se e plotëson këtë kusht, atëherë është kërkuar ndonjë specifike minore vetëm për te na eliminuar edhe pse kemi qene me çmimin me e ulet nga te gjitha ofertat, duke propozuar OE EXBATT GROUP SHPK me çmim 58% me shtrenjtë sesa çmimi qe kemi ofruar, gjegjësisht me I shtrenjti nga te gjithë operatoret ofertues.

    Sa për informim bateritë qe kemi ofertuar tani me këto specifika ju i keni ne përdorim ne paisjet tuaja dhe I kane plotësua pritshmerite tuaja. Kërkesa juaj për bateri 75AH deri ne 90 AH le dyshime ne përshtatje te specifikave për një OE veçanërisht kur shihet se OE EXBATT GROUP SHPK ka ofertua me bateri 87AH. Vendosja e elementeve te tilla specifike qe te dërgojnë te vetëm një produkt është kundër rregullores dhe LPP-se“, thuhet ndër të tjerash.

    Megjithatë, këto dyshime nuk kanë gjetur konsideratë nga Telekomi i Kosovës. Ata refuzuan ankesën si të pabazë.

    Pas publikimit të artikullit, Telekomi është përgjigjur në pyetjet e gazetës.

    “JO! Kriteret e përzgjedhjes kanë qenë gjithëpërfshirëse dhe nuk ka pasur ndonjë kufizim. Ndërsa, kriter vlerësimi ka qenë “tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët”. Konsiderojmë se përgjigjet tona i bëjnë të panevojshme pyetjet juaja të tjera sugjestive dhe komentet e tjera tendencioze. Konsiderojmë jo-korrekte dhe joprofesionale që kur i dërgoni pyetjet, nuk i prisni përgjigjet dhe kjo na e jep idenë se përgjigjet në fakt as nuk ju interesojnë. Megjithatë, ju lutemi që për hirë të informimit të saktë të publikut tuaj, përgjigjet tona të publikohen edhe pse ju tashmë e keni publikuar shkrimin e juaj tendencioz, pa ja dhënë mundësinë publikut që të njihet me përgjigjet tona”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark