Oficerja qëllon dhe vret 36-vjeçarin në sy të fëmijës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Oficerja qëllon dhe vret 36-vjeçarin në sy të fëmijës

    Insajderi
    16 August 2023 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vrasja e një 36-vjeçari afrikano-amerikan nga një oficere policie ka shkaktuar tronditje në SHBA.

    36-vjeçari sulmoi oficeren e policisë duke mbajtur një send në dorë, e cila pas të shtënave tragjike, rezultoi se ishte një stilolaps.

    Ngjarja ka ndodhur, siç shihet në video, përballë një fëmije.

    Gjithçka ndodhi më 5 gusht kur policia mori një telefonatë për një incident të dhunës në familje ku përfshihej 36-vjeçari Brandon Cole.

    Sipas telefonatës së një fqinji, 36-vjeçari kishte hedhur gruan nga karrigia me rrota dhe po ndiqte djalin e tij adoleshent.

    Siç shihet edhe në video, njëri nga dy policët i ka kërkuar 36-vjeçarit për t’i dorëzuar gjithçka kishte bashkë me gruan e tij e cila ishte në trotuar duke u thënë dy efektivëve “mos e kërcënoni burrin tim me armë”.

    Pavarësisht apeleve të policisë, 36-vjeçari jo vetëm që nuk u dorëzua, por në një moment bëri një lëvizje agresive ndaj polices, e cila e qëlloi dy herë.

    Dosja i është përcjellë prokurorisë vendore, e cila do të vendosë nëse do të ngrihet padi ndaj punonjëses së policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark