Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim apo bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Mundësim/detyrim me prostitucion & armëmbajtje pa leje”, duke ofruar edhe lokale për kryerjen e veprave.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:00.
Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona, 80 euro dhe një pistoletë me katër copë fishekë.
“Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar he me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuara tjetër është liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.