×
  • Lajme
  • Lajme

    “Oh, oh, it’s a beautiful day”, Hisen Berisha lumturohet pas takimit me Martin Berishajn

    Insajderi
    21 June 2024 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha është shfaqur i lumtur pas takimit me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

    Ai në rrjete sociale të tij ka publikuar fotografi nga qëndrimi i tij në Zagreb.

    Ajo që bie në sy janë këngët që deputeti i PDK-së ka zgjedhur për këto fotografi.

    Këngët me ritme të gëzueshme i karakterizuan fotot e tij.

    “Oh, është një ditë e bukur. Je thjesht më i miri nga të gjithë. Ndoshta ne mund t’a shijojmë jetën”, thuhet në këngët që ai ka përzgjedhur.

     Berisha që dikur ishte rreshtuar kundër, ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, sot e ka quajtur takimin me të “pritje vëllazërore”.

    Deputeti Hisen Berisha për Gazetën Insajderi, ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim.

    Ai se afera GEN mbetet e hapur.

    Jo more , kaq lehtë u ndryshojkan qëndrimet?! Kurse takimet ndodhin, edhe ka ndodhur edhe i kam shkua në ngushllime për nanën, e më ka ardhë ngushllime për babën. E kam takua viteve 90 e tutje, kur u krijua këshilli politik për luftë i UÇK. E aty e ka ftua vet Dtejtori politik i UÇK. Axha i tij Tom Berisha ka kontribut të veçantë në përgatitjet për luftë e liri. Ky po që bartë titull evropuan si profesor. Po mos u merni me insinuata. Afera GEN mbetet e hapur. Korrupsioni në diplomaci mbetet temë e hapur. Qëndrimet e mia në raport me atë pjesë nuk ndryshojnë aspak“, tha Hiseni për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark