"Oj pelë, kokrra e lopës.." - Gjuhë seksiste dhe fyerje të rënda ndaj gazetares, eskalon Visar Geci - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Oj pelë, kokrra e lopës..” – Gjuhë seksiste dhe fyerje të rënda ndaj gazetares, eskalon Visar Geci

    Insajderi
    13 March 2025 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i kryetarit të Prishtinës, Visar Geci, ka përdorur gjuhë të rëndë dhe fyese ndaj gazetares së Kohës, Meridiana Statovci.

    I gjithë ky reagim erdhi pasi gazetarja Statovci bëri një postim në Facebook rreth ndalimit të punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” nga Inspektorati i Punës.

    Geci aty i bëri një sulm verbal ndaj gazetares Statovci.

    Gjuhën e këshilltarit të Përparim Ramës e dënoi sot edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

    AGK e ka cilësuar këtë gjuhë si të papranueshme dhe kërkoi nga kryetari Rama që të distancohet publikisht nga deklaratat e këshilltarit të tij.

    AGK-ja thekson se sulmet e tilla vështirësojnë punën e gazetareve dhe krijojnë mjedis të pasigurt, veçanërisht kur drejtohen ndaj grave në media, duke u përpjekur të minojnë punën dhe integritetin e tyre profesional.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark