Një rekord prej 65.6 milionë banorësh janë refugjatë, azilkërkues ose të zhvendosur brenda globit, ka bërë të ditur agjencia e OKB-së për refugjatët.
Shifra e vlerësuar për fundin e vitit 2016 është një rritje prej 300 mijë në vitin 2015, sipas raportit të tij vjetor.
Kjo është një rritje më e vogël se në vitet 2014 dhe 2015, kur numri u rrit për pesë milionë.
Por komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët Filippo Grandi ka thënë se kjo është një dështim i diplomacisë ndërkombëtare.
“Bota duket se është bërë e paaftë për të bërë paqe”, ka thënë Grandi, shkruan BBC.
“Kështu do të shihni konflikte të vjetra që vazhdojnë të zgjaten dhe shpërthen konflikte të reja, dhe të dyja prodhojnë zhvendosje, zhvendosje të detyruar është një simbol për luftërat që kurrë nuk përfundojnë”.
Po ashtu komisionari i OKB-së, Filippo Grandi ka paralajmëroi më shumë për barrën që e kanë vendet më të varfra të botës, pasi që rreth 84% e njerëzve të zhvendosur në botë jetojnë në vendet e varfra dhe ato me të ardhura të mesatare.
Ai ka thënë se “OKB-ja shpreson që numri i të zhvendosurve të inkurajonte shtetet e pasura të mendonin përsëri, jo vetëm për të pranuar më shumë refugjatë, por për të investuar në promovimin e paqes dhe rindërtimit”, ka thënë Filippo Grandi. /Insajderi.com