OKB e shqetësuar me numrin e madh të dënimeve me vrasje të të miturve në Iran - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    OKB e shqetësuar me numrin e madh të dënimeve me vrasje të të miturve në Iran

    Insajderi
    14 March 2016 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një raportues i Kombeve të Bashkuara ka ngritur shqetësime lidhur me shkallën e lartë të ekzekutimeve, veçanërisht të të miturve, në Iran.

    Ahmed Shaheen, i cili prezantoi raportin e tij sot para Këshillit për të Drejta të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, tha se “të paktën 16 shkelës të ligjit, të mitur, janë varur në Iran në periudhën 2014-2015, duke bërë që Irani të mbetet ende një prej vendeve të vetme që e praktikon këtë gjë, pavarësisht ndalesës së rreptë që parashihet me ligjet ndërkombëtare.”

    Ai gjithashtu theksoi se individët e akuzuar për krimet që lidhen me sigurinë kombëtare dhe drogën në Iran shpesh herë privohen nga të drejtat bazike, për një proces të drejtë gjyqësor.

    Shaheed nuk është lejuar që ta vizitojë Iranin, si pjesë e mandatit të tij, që pesë vite me radhë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark