OKB heton sulmet vdekjeprurëse të ShBA-së në Afganistan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    OKB heton sulmet vdekjeprurëse të ShBA-së në Afganistan

    Insajderi
    07 November 2016 - 08:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombet e Bashkuara thanë se janë duke hetuar vdekjen e dhjetëra civilëve nga sulmet ajrore të ShBA-së në Afganistan.

    Misioni i Ndihmës i OKB-së në Afganistan tha se së paku 32 njerëz janë vrarë dhe 19 janë plagosur nga sulmet në qarkun Buz-e-Kandahari, javën e kaluar.

    Shumica e viktimave thuhet të jenë gra dhe fëmijë.

    “Humbja e jetëve të civilëve është e papranueshme dhe dëmton përpjekjet drejt ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në Afganistan”, tha misioni i OKB-së, shkruan rel.

    Ushtria e ShBA-së ka pranuar se sulmet ajrore mund të kenë shkaktuar viktima civile.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark