Shënohet sot Dita botërore e ujërave, ditë e cila është e përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992.
Nga viti 1993 kjo ditë filloi të shënohet dhe dita ditës, kjo datë fillon të ketë rëndësi gjithnjë e më të madhe.
Me shënimin e kësaj dite OKB-ja ka për qëllim të rritë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vise të botës. Gjithashtu nga viti 2005 deri 2015 shënohet decenia e ujërave. Kështu shënimi i kësaj dite ka rëndësi më të madh gjatë këtyre viteve.
Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë mjaft të errëta. Në raportin e tyre theksohet se burimet e ujit do të zvogëlohen vazhdimisht për shkak të rritjes së numrit të popullsisë, ndotjes dhe ndryshimeve të klimës.
Deri në vitin 2025 sipas statistikave, dy të tretat e popullsisë botërore do të jenë të goditura me kërkesë të madhe për ujë.
Ndërsa në Kosovë, zakonisht ka reduktime të ujit të pijshëm. Në veçanti kryeqyteti, e cila kur nuk ka reshje mbetet pa ujë ndërsa kur ka shumë reshje ata turbullohet dhe nuk mund të përdoret.
Komunat e tjera të Kosovës, qëndrojnë më mirë në këtë aspekt./Insajderi.com