
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki – Moon, ka shprehur shqetësimin e tij rreth ritmit të ngadalshëm të zbatimit të marrëveshjeve të dala nga dialogu i Kosovës me Serbinë.
Në raportin e OKB-ës, për Kosovën, që paraqitet sot, Ban ka thënë se Kosova akoma ka më shumë punë në promovimin e tolerancës dhe pajtimit mes komuniteteve.
Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon në raportin e tij të fundit mbi punën e UNMIK-ut dhe gjendjes në Kosovë ka shprehur shqetësim rreth zbatimit të ngadalshëm të marrëveshjeve të arritura në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Raporti, i cili mbulon periudhën nga 16 janari deri më 15 prill të këtij viti, do të paraqitet në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i është kushtuar Kosovës. Ban ka përshëndetur punën dhe përkushtimin e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij ato duhet të arrin zbatim të plotë të marrëveshjeve.
“Megjithatë, më shqetësim vërehet ritmi i ngadalshëm i zbatimit të marrëveshjeve në 12 muajt e fundit dhe unë shpresoj se do të merren hapa pozitive edhe nga ndërmjetësuesit e BE-së. Shpresoj shumë në përpjekje të fuqishme për të përfunduar hapat e mbetura dhe zgjidhjen e çështjeve të tjera në të ardhmen shumë të afërt”, ka thënë Ban.
Ban ka thënë se Kosova ka ende shumë për të bërë që të promovojë tolerancë më të madhe dhe pajtimin në mes të komuniteteve, kjo për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, si dhe për të lehtësuar kthimin e personave të zhvendosur, duke mbështetur të drejtat e tyre pronësore dhe mbrojtjen e traditave fetare, njofton RTK.
Duke përshëndetur zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se shpreson t’i arrin gjitha premtimet e rëndësishme që ai i paraqiti në fjalimin e tij inaugurues.
Tensionet gjatë procesit zgjedhor në Kuvendin e Kosovës, si dhe për bojkotin e opozitës thotë së të gjitha institucionet kosovare të behën demokratike dhe të jenë çdoherë aktive për nevojat dhe aspiratat e popullit të Kosovës.
Në të njëjtën kohë, dhuna në çdo formë mbetet mjete i papranueshëm i shprehjes së pikëpamjeve politike, Ban bëri apel për të gjithë liderët e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi kur të diskutojnë çështjet të ngutshme.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përshëndeti ngritjen e dhomës së veçantë dhe zyrës së prokurorisë speciale dhe përgëzoi autoritetet e Kosovës për ratifikimin e shpejtë të marrëveshjes me Holandën.
Duke kujtuar raportet e mëparshme të korrupsionit, Ban ka përsëritur se Kosova vazhdon të përballet me sfida të rëndësishme në fushën e sundimit të ligjit, sidomos kur bëhet fjalë për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësori