Derisa aktualisht numri i njerëzve që po largohen nga shtëpitë e tyre është më i madhi prej Luftës së Dytë Botërore, liderët botërorë, pjesëmarrës në këtë samit, pritet ta miratojnë deklaratën për unitetin e 193 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, për qasje më të koordinuar me të cilën do të mbroheshin të drejtat e refugjatëve dhe migrantëve, shkruan rel.
Por, tashmë grupet për të drejtat e njeriut e kanë hedhë poshtë këtë dokument, i cili nuk është juridikisht obligues, se ka mangësi për përgjigjen e nevojshme ndërkombëtare.